Lajme

Vdekje e dyshimtë, dërgohet pa shenja jete një person në Spitalin e Prizrenit

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Një person është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit paraditen e së hënës, përcjell Shqip.com.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Raportohet se në Spitalin e Prizrenit pa shenja jete është sjell viktima mashkull kosovar. Njësia përkatës policore kanë dal në vendngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML”, thuhet ndër tjerash në raport.

Ndërkaq, rasti nga policia është inicuar si “vdekje e dyshimtë”./SHQIP.com