Vdekja tragjike e çiftit në bjeshkët e Junikut
Publikuar:
(25.12.2023 17:18:09)

Pronari i fabrikës së ujit “Juniku” në këtë qytet, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha se trupat e pajetë u gjetën në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut.
Ai tha se “njësitet relevante policore do të bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre”.
“Dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në Mjekësinë Ligjore”, tha Nikçi.
Një faqe me emrin “Deçani” shkroi pak më herët në Facebook se ata vdiqën “si pasojë e plasjes së një bumbole gazi”.
/Shqip.com