Lajme

Vdekja e tre persona në garën ilegale me vetura, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e 3 të rinjve gjatë garave ilegale në Autostradën “Ibrahim Rugova”, mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:15, në kilometrin e 15-të.

Gjatë ngasjes në autostradë, i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com