Vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Po vazhdon seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Seanca ka nisur në ora 09:00. Dëshminë po e vazhdon dëshmitari numër katër. Derisa aktualisht seanca është e mbyllur për publikun.
Gjithashtu, në gjykimin e sotëm ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, trupi gjykues ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Veselit për të një dokument në listën e provave.
Kjo kërkesë sipas kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Charles Smith III është kundërshtuar nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.
‘‘Në këtë rast bëhet shumë e vështirë për gjithë palët, jo vetëm për palët po edhe për ne për tu përgatitur si duhet, kundërshtimi i ZPS-së është i kuptueshëm megjithatë, trupi gjykues do ta lejoj shtesën e provës materiale’’, tha ai.
Ndryshe, gjykatësi Smith ka thënë se para se të vazhdohet me pyetjet nga mbrojtja për dëshmitarin e katërt me kodin 4748, do të diskutohet edhe një çështje tjetër e cila duhet të trajtohet në seancë private, shkruan Betimi për Drejtësi.
Gjatë muajit prill ka filluar gjykimi derisa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.
/Shqip.com