Lajme

Vazhdon i nxehti afrikan në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperatuat e larta do të vazhdojnë sot dhe në dy ditët e vikendit.

Sipas IHK-së, në vlerat e temperaturave minimale parashihen rritje të lehta, ku ato do të sillen mes 15 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet për 2-3 gradë parashihen të kenë ulje.

Ato do të sillen mes 31 dhe 33 gradë Celsius.

Të shtunen do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius.

Të dielen mot kryesisht me diell dhe me vapë. Në fushat termike parashihen rritje kryesisht në vlerat e temperatrave maksimale.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 grad Celsius.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius.

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit.

Kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë, respektoni këshillat e IKSHP.

/Shqip.com