Vazhdojnë sukseset ndërkombëtare për Era Istrefin, kënga më e dëgjuar në këtë shtet
Publikuar:
(15.04.2022 10:12:43)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi ka publikuar projektin e ri.
Ajo ka lansuar këngën e titulluar “Bebe” të viziualizuar me videoklip.
Tekstin e ka shkruar vet artistja në bashkëpunim me BimBimmën, kurse për muzikën është përkujdesur edhe Claydee.
Ky projekt i artistes u prit mirë dhe për kaq kohë të shkurtër kaloi shifrën e gjashtë milionë klikimeve në platformën YouTube.

Veç kësaj, kjo këngë ritmike u bë virale dhe po qëndron në vend të parë në Zvicër.
Lajmi u bë i ditur nga vetë ajo në një postim në Instagram.
Ndryshe, Era tashmë është duke qëndruar në Kosovë./SHQIP.com