Vazhdojnë pritjet me orë të tëra në pikat kufitare për të dalë nga Kosova
Publikuar:
(09.01.2022 10:28:36)

Pritjet në pikat kufitare për të dalë nga Kosova po vazhdojnë të zgjasin me orë të tëra.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika më e ngarkuar është në Merdarë.
Në këtë pikë kufiri, pritjet për të dal nga Kosova janë deri në tri orë, teksa hyrjet deri në 10 minuta.

Po ashtu, pritje ka edhe te Dheu i Bardhë dhe Jarinje, ku pritjet janë deri në gjysmë ore, ndërsa hyrje deri në dhjetë minuta.
Në pikat tjera kufitare situata është e qetë./Shqip.com