Kulturë

Vazhdojnë ndërhyrjet në Prizren- fillon restaurimi i Hamamit të Gazi Mehmed Pashës

Qyteti historik i Prizrenit, ju ka nënshtruar një sërë ndërhyrjeve nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Së fundmi, nga MKRS është bërë e ditur se po zhvillohen ndërhyrje në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës.

“Me shumë kujdes dhe duke i kushtuar rëndësi çdo detaji po zhvillohen ndërhyrjet restauruese dhe konservuese në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren. Aktualisht po punohet në rehabilitimin e pjesëve të brendshme”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Hamami i Gazi Mehmed Pashës, është ndërtuar në vitin 1574 dhe është aset i trashëgimisë kulturore i një rëndësie të veçantë pasi që për shekuj me radhë ka qenë pjesë e pandashme e jetës së qytetarëve të Prizrenit dhe është shndërruar në simbol shpirtëror dhe kulturor.

Lexo edhe:
Rreth 1,8 milionë euro investime në trashëgimi kulturore në Prizren

Kujtojmë që MKRS para më shumë se një muaji kishte njoftuar se rreth 490 mijë euro përfshihen në buxhetin e projekteve që do të nisin të zbatohen gjatë këtij viti në qytetin e Prizrenit.