Vazhdohet konkursi për plotësimin e pozitave të lira për zyrtarë policor në veri
Publikuar:
(26.01.2023 11:29:13)

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vazhduar afati për konkursin e tyre në veri të Kosovës.
Afati është zgjatur edhe për dhjetë ditë të tjera duke filluar nga dita e nesërme.
“Afati për paraqitjen e aplikacioneve vazhdohet për dhjetë (10) ditë duke filluar nga data 27.01.2023 deri me datë 10.02.2023. Vëmendje: Kriteret në konkurs mbeten të njëjta si dhe kandidatët të cilët kanë konkurruar në këtë konkurs nuk është e nevojshme të aplikojnë përsëri”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Konkursi për plotësimin e pozitave për zyrtarë policor në veri të Kosovës erdhi pasiqë shumë zyrtarë serbë dhanë dorëheqjet e tyre.
/Shqip.com