Lajme Botë

Varianti Omicron, Izraeli ndalon hyrjen e të huajve për 14 ditë

Izrael.

Për 14 ditë të huajt nuk do të mund të hynë në Izrael.

Kështu ka vendosur shteti i Izraelit, pasi janë rritur infeksionet me COVID-19, por është shfaqur edhe variant i ri në Afrikën e Jugut.

Ndalimi pritet të hy në fuqi mesnatën e së dielës.

Kjo duhet të miratohet nga gjithë kabineti, raporton BBC, transmeton Shqip.com.

Izraeli deri më tani ka konfirmuar një rast të llojit potencialisht më infektiv Omicron.

Shumë vende kanë ndaluar që atëherë udhëtimet në Afrikën e Jugut dhe fqinjët e saj.

Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka paralajmëruar se varianti i ri është “shqetësues”, me provat e hershme që sugjerojnë një rrezik më të lartë të ri-infektimit.

Sidoqoftë, OBSH ka paralajmëruar kundër vendeve që vendosin me nxitim kufizime udhëtimi, duke thënë se ata duhet të shikojnë një “qasje të bazuar në rrezik dhe shkencore”.

Kabineti izraelit për COVID-19 ra dakord për një sërë kufizimesh të reja në një takim krizash vonë të shtunën dhe janë subjekt i miratimit përfundimtar nga kabineti më i madh.

Përveç ndalimit të hyrjes për jo-izraelitët, do të kërkohet një karantinë e detyrueshme tre-ditore për të gjithë shtetasit izraelitë të vaksinuar dhe një karantinë shtatë-ditore për ata që nuk janë vaksinuar. /Shqip.com