Vali Corleone kërcënon live Kozakun me gruan shtatzënë dhe bebin: Ia pres fytin
Publikuar:
(06.12.2022 10:39:13)

“Çmenduritë” në rrjetin social TIK TOK, siç duket nuk kanë të ndalur.
Së fundi në një konflikt shumë të frikshëm janë përfshirë, Kozaku dhe Vali Corleone.
Raporti i tyre ka eskaluar sa që dyshja kanë filluar me sharje për njëri-tjetrin, ndërsa Vali ka kërcënuar shumë rëndë atë.
Është Vali Corleone ai i cili ka telefonuar LIVE Kozakun së fundmi duke u shprehur: “Të pres në fyt, për 5 minuta të pres në fyt, mos ta dëgjoj që je gjallë në këtë tokë”.
Por, këto kërcënime bëhen më të frikshme kur Vali Corelone i përmend gruan shtatzëne dhe fëmijën që Kozaku pret të vijë në jetë.
/Shqip.com