Lajme

Vaksinimi kundër COVID-19: Ekipe mobile në shtatë qytete të Kosovës

Vaksinimi anti-COVID

Këtë të enjte dhe të premte në shtatë qytete të Kosovës ekipet mobile të vaksinimit anti-COVID’19 do të jenë të vendosura në sheshe për të vaksinuar qytetarët e interesuar.

Vaksinimi antiCOVID me ekipe mobile do të bëhet në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

May be an image of one or more people and text that says 'VAKSINIMI KUNDER COVID-19 ΜΕ ΕΚΙΡΕ MOBILE 28 dhe 29 tetor 2021 Nga ora: 10:00-17:30 Prishtinë: Sheshi "Zahir Pajaziti" Prizren: Sheshi "Shatërvan" Mitrovice: Sheshi "Mehë Uka" Pejë: Sheshi 'Akademikët" Ferizaj: Sheshi "Adem Jashari" Gjakovë: Sheshi "Nëna Terezë" " Gjilan: Sheshi "Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha" PÈRMES EKIPEVE MOBILE ADMINISTROHET VETÊM DOZA E PARE VAKSINES #VAKSINOHU!'

“Edhe një mundësi më shumë: Ekipet mobile të vaksinimit do të jenë sot në shtatë sheshe të qyteteve të Kosovës për të ju ofruar qytetarëve vaksinimin kundër COVID-19”, thuhet në komunikatën për media të MSH-së.

“Ndërkohë, të gjitha qendrat e vaksinimit, gjithashtu, vazhdojnë të ofrojnë shpejt, lehtë dhe sigurt vaksinimin për çdo qytetar, sikurse deri më tani. Vaksinohuni për të mbrojtur veten, familjen dhe të tjerët!”.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, deri tani në Kosovë janë administruar 1.549.215 doza. Deri tani 712.793 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./SHQIP.com

No photo description available.