Rozë

Vajzat surprizojnë me zgjedhjet, se më kë do të dalin gjatë javës së ardhshme

Bora Zemani

Puntata e sotme e emisionit “Për’puthen” ka filluar me debate dhe akuza të rënda në mes të konkurrentëve.

Kjo pasi që Meliku akuzoi Antonën që kjo e fundit është në lidhje me një djalë jashtë emisionit.

Pas kësaj situata Antonia është larguar nga studio, por që është rikthyer më pas.

Në fund të puntatës konkurrentet zgjodhën djemtë, me të cilët do të dalin në takime jashtë studios për javën e ardhshme.

Antonia dhe dhe Ritvana zgjodhën dy djem të rinj, përkatësisht Iglin dhe Endrin, ndërkohë, Alvisa zgjodhi sërish Bashkimin, për të cilin ka shprehur pëlqim, ndërsa Tola Melikun.

Ndërsa Mikela tha se do të ketë takim me Brunon, pasi të sqaron në “Për’puthen Prime”.

“Nëse sqarimi shkon mirë, atëherë do të kemi dhe takimin”, tha ajo.

“Nëse do ishte një takim, do e mendoja, po meqë janë dy takime, patjetër që pranoj”, u përgjigj me humor Bruno./SHQIP.com