“Vajzat mund të bëjnë çdo gjë”, Rita Ora paralajmëron projektin e ri
Publikuar:
(27.03.2022 14:07:29)

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Rita Ora, ka njoftuar se është duke përgatitur një projekt të ri.
Për admiruesit e muzikës së saj, Ora përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka bërë të ditur se është duke punuar për diçka të veçantë.
Projekti i ri muzikor Ora thotë se bëhet fjalë për diçka shumë emocionuese, mirëpo nuk ka ndarë më shumë detaje.
“Duke xhiruar diçka shumë e emocionuar sot. Mezi po pres që ju ta shihni atë. Vajzat mund të bëjnë çdo gjë”, ka shkruar këngëtarja.
Kjo vjen pas paraqitjes së artistes në kopertinën e revistës Harper’s BAZAAR Austria, për të cilën kishte folur më shumë për jetën e karrierën profesionale.
View this post on Instagram