“Vajzat e showbiz-it ‘eskorta’ për bosët e krimit”! Denoncimi për takimet speciale në burgje një vit më parë por që u kalua në heshtje: Njëra hynte çdo javë në qelitë e Fushë Krujës…
Burgjet në Shqipëri janë shndërruar prej kohësh në “motele”, apo më keq akoma, termi më i përshtatshëm do të ishte edhe “shtëpi publike”. Protagonistë të këtij skandali janë bosët e krimit të cilët ndodhen pas hekurave dhe disa vajza të ekranit dhe rrjeteve sociale ku ato numërojnë mijëra ndjekës.
Një denoncim i ngjashëm ishte bërë rreth një vit më parë edhe nga gazetarja Klodiana Lala, e cila ngriti alarmin për takimet e dyshuara speciale mes vajzave të njohura të ekranit dhe personazheve të botës së krimit brenda burgjeve shqiptare.
Pak ditë më parë, ishte gazetari Flamur Vezaj ai që riktheu çështjen në vëmendje, duke publikuar inicialet e disa vajzave të showbiz-it, të cilat sipas pretendimeve të tij, shërbenin edhe si eskorta për bosët e krimit në qelitë e burgjeve. Sipas deklarimeve, takimet janë zhvilluar në disa institucione të vuajtjes së dënimit në vend dhe dyshohet se janë mundësuar përmes dokumenteve të falsifikuara dhe ndihmës nga persona brenda sistemit penitenciar.
Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në korrik 2025, ka folur për fenomenin e vajzave e showbizit shqiptar, të cilat bëjnë takime speciale me bosët e krimit në burgje.
Lala tha se ky nuk është një fenomen i ri, por ka ndodhur edhe në të shkuarën, që vajzat të njohura hyjnë e dalin nga ambjentet e burgjeve.
Pa përmendur emra, gazetarja tregoi një rast në burgun e Fushë Krujës, ku tha se një nga vajzat që dilte më së shumti në ekran, shkonte çdo javë në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë dhe takonte një prej bosëve të krimit. Ajo tha se “bosit të krimit” në fjalë, burgu i ndërtoi edhe palestër që të kishin kushte më të përshtatshme.
“Tani, por vajzat e showbizit që hyjnë në burgje. Në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë, një nga vajzat që dilte më së shumti në ekran, shkonte çdo javë dhe takonte një prej bosëve të krimit. Shkoi puna deri aty sa burgu i ndërtoi palestër brenda, që ata të kishin kushte të nevojshme, i dënuari dhe partnerja, shkonte dhe qëndronte atje. Ke dhjetëra raste, të vajzave që përmes kontratave fiktive, që konsiderohen si bashkëjetuese të bosëve të krimit.
Nuk është punë polici, por çështje sistemi. Ka vajza që vijnë edhe nga jashtë, pretendojnë që janë bashkëjetuese dhe hyjnë e takohen. Kjo nuk është gjë e re.
Kjo histori bëri shumë zhurmë, sepse në një nga kontrollet në sektorin ku ndodhet Laert Haxhiu, u gjetën tre telefonë, të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në atë kohë, SPAK, duke qenë se Laert Haxhiu akuzohej se kishte në shënjestër dhe dy prokurore, atëherë prokurorët e morën telefonin për ta zbërthyer dhe për të kuptuar a kishte të dhëna për aktivitet kriminal. Aty u zbuluan këto vajzat e modelingut, ekranit”, tha Lala.
@Shqip.com