“Vajza nuk e di se jemi divorcuar”-Roberti flet për ndarjen nga Nora

Muzikanti i njohur, Robert Berisha së fundmi ka folur për raportin e tij me këngëtaren, Nora Istrefi.
Ai ka tregua për divorcin ku edhe ka thënë se vajza e tyre nuk e dinë që ata janë të ndarë.
Këngëtari tha në emisionin “Goca dhe gra” se ai ka arritur ta menaxhojë aq mire dhe kur është në pyetje vajza e saj ata kalojnë edhe pushimet bashkë.
“E kam menaxhuar aq mirë, sa goca nuk e di fare që ne jemi të divorcuar, dhe nuk e ka kuptuar që ne nuk jemi bashkë. Ne thjesht nuk bashkëjetojmë me një shpi, ne edhe pushimet i bëjmë bashkë. Kur vie puna me qenë e lumtur goca ajo është primare. Mendoj që duhet të harrohet ky mentalitet, këto komplekse të shqiptarëve, që kur të ndahesh nuk ke të drejtë as komshiut të gruas me i fol”, tha Berisha.

Nora dhe Roberti u ndanë pas 14 vitesh lidhjeje, derisa ndarja erdhi 3 vite më parë.
Ata së fundi kanë qenë edhe në pushime së bashku në Turqi ku në mediat rozë u përfol për një ribashkim të mundshëm, por që u mohua nga Nora./SHQIP.com