Vajza e axhës të Taynës tregon pse nuk e do mbështetjen e saj në muzikë
Publikuar:
(16.02.2022 11:12:26)

Skenës muzikor i është shtuar edhe një këngëtarë e re.
Bëhet fjalë për Bafte Shala, e cila njëkohësisht është familjare e reperës nga Prizreni, Tayna.
E ftuar në T7, ajo ka treguar se Taynën e ka vajzë të xhaxhait dhe nuk ka pasur mbështetje nga ajo.
“Dorentinën e kom familjare, e kom vajzë të axhës. Kom raport të pastër familjar me to, mirëpo mbështetje nuk kom pas. Jam një tip që gjithçka kom qejf me e arrit me forcat e mia. Normal, këshillat janë të nevojshme për çdo njeri”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka thënë se nuk ka marrë ndonjë këshillë nga Tayna./SHQIP.com