Vajza e “artë” e Kosovës befason me grimin e saj

Xhudistja e njohur kosovare, Majlinda Kelmendi i ka dhënë fund karrierës së saj në këtë sport.
Për nder të pensionimit të Kelmendit është organizuar një ceremoni solemne për të nderuar kontributin e saj.
Por, kësaj radhë ajo që ka rënë në sy është paraqitja e saj sot gjatë ceremonisë, e cila si rrallë herë më parë është shfaqur me grime dhe e kuruar në çdo detaj.
Ajo ka postuar disa fotografi ku shihet gjatë kohës që është grimuar nga makeup artistja.

Majlinda Kelmendi arriti kulmin e karrierës në vitin 2016 kur ia solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike nga “Rio 2016”.
Ajo është shpallur dy herë kampione botërore dhe katër herë kampione evropiane.
Majlinda i ka fituar 46 trofe në sportin e xhudos.
Në gara të rëndësishme, ajo i ka koleksionuar 29 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta./SHQIP.com