Ushtria ruse ka humbur 8 deri 10 për qind të aseteve ushtarake në Ukrainë
Publikuar:
(08.03.2022 22:34:38)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë se ushtria ruse ka humbur nga 8% deri në 10% të aseteve ushtarake të përdorura në pushtimin e Ukrainës.
Sipas SHBA-ve aseteve ushtarake ruse të përdorura në pushtimin e Ukrainës tani janë shkatërruar ose të pafuqishme, shkruan CNN, duke cituar një zyrtari amerikan të inteligjencës.
Pajisjet e humbura përfshijnë tanke, avionë, artileri dhe mjete të tjera ushtarake. Kjo është dyfishi i humbjeve që raportoi CNN javën e kaluar kur u vlerësua se Rusia kishte humbur 3% deri në 5% të aseteve të saj ushtarake.
SHBA vlerëson se ushtria ukrainase ka humbur një përqindje të ngjashme të aseteve të saj, tha zyrtari.