Art Jetese

Ushqimet që po ju shkaktojnë akne në fytyrë

Ushqimet dhe përmbajtja e tyre mund të ndikojë shumë edhe në lëkurën tuaj.

Disa nga to mund të shkaktojë tension apo akne për të cilat do ju duhet trajtim. Më poshtë gjeni disa nga ushqimet që mund të shkaktojnë akne.

Produktet e qumështit

Qumështi nuk i bën mirë fytyrës! Një studim i fundit nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë tregon se mund të ketë një lidhje midis konsumit të qumështit dhe daljes së akneve. Fajin e kanë hormonet tek produktet e qumështit.

Sheqeri

Ai shkakton shpërthime aknesh, sepse është pro-inflamator. Aknet konsiderohen si një inflamacion dhe dikush me një gjendje të tillë, duhet të ndjekë një dietë anti-inflamatore, shkruan Anabel.

Kikirikët

Kikirikët përmbajnë një androgjen, i cili përkeqëson aknet duke rritur prodhimin e qelbit. Kikirikët e bëjnë përgjithësisht lëkurën më të yndyrshme. Përdorni në vend të tyre bajamet, të cilat nuk ndikojnë në nivelet e androgjenëve.