Ushqimet më të mira për të ngrënë në mëngjes

Shujta e mëngjesit padyshim që është një ndër shujtat më të rëndësishme e të qenurit të shëndetshëm.
Prandaj është e nevojshme që gjatë ngrënies së mëngjesit të zgjidhni me kujdes gjërat që do të hani në atë kohë.
Më poshtë janë të renditura ushqimet më të mira që të hani për mëngjes.

Kos me fruta të thata dhe tërshërë
Nëse ju pëlqen tërshëra, arrat dhe fruta të thata, kjo është për ju! Përzieni frutat e thata me kosin tuaj të preferuar dhe lëreni ashtu për disa minuta. Frutat dhe tërshëra do të zbuten dhe do t’i japin kos tuaj një shije më të mirë.
Perime të ngrira
Perimet e ngrira ju kursejnë kohën që duhet për të larë dhe pres, dhe ato kanë shije shumë të mirë. Provoni të filloni ditën tuaj në “rrugën e gjelbër” duke shtuar perime të ngrira me vezë të fërguara.

Patate të ziera
Zieni patatet dhe pastaj lini ato në frigorifer brenda natës, ato mund të zgjasin rreth tre deri në katër ditë. Meqenëse patatet janë para-gatuar, nuk do të duhet të përdorni shumë vaj për të skuqur ato dhe mund t’i hani ditën tjetër.
Drithëra të nxehta
Merrni ujë të vluar dhe shtoni brenda drithërat që juve ju pëlqejnë. Ju mund ta bëni atë të ëmbël me shurup panje dhe fruta, ose provoni ta bëni të kripur me djathë dhe perime.

Peshk i konservuar
Të pasura me omega dhe proteina, duke shtuar peshk në dietën tuaj, mëngjesi juaj do të jetë shumë më i lehtë dhe i shijshëm.