Lajme Botë

Ursula von der Leyen shpallet gruaja më e fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është shpallur gruaja më me ndikim në botë nga revista Forbes.

Vitin e kaluar von der Leyen ishte në numrin 8 të listës së Forbes në mesin e 100 grave me të fuqishme në bote, por këtë vit ndikimi i saj është rritur për shkak të mbështetjes së saj të fortë ndaj Ukrainës.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, von der Leyen doli menjëherë haptaz kundër luftës.

Një javë pasi filloi lufta, presidentja e Komisionit Evropian vendosi tri sanksione të mëdha ekonomike kundër Rusisë— ndalimin e transaksioneve me bankën e saj qendrore, mbylljen e hapësirës ajrore ndaj udhëtimit me aeroplane ruse dhe duke ndaluar agjencitë e lajmeve në pronësi të Kremlinit.

Ursula von der Leyen është një  politikane 64-vjeçare nga Belgjika e cila vazhdimisht krijoi politika që ishin me ndikim për miliona njerëz.

Vendin e dytë të listës së Forbes e mbanë 66-vjeçarja nga Gjermania, Christine Lagarde.

Christine Lagarde

Kurse, vendi i tretë i takon zëvendëspresidentës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 58-vjeçares, Kamala Harris.

Kamala Harris.

/Shqip.com