Rozë

Urimi i veçantë i Beatrix Ramosaj për nënën e saj

Beatrix dhe Antigona Ramosaj

8 marsi festohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Në këtë ditë ka pasur urime të shumta për gratë dhe nënat, ku një të tillë e ka bërë edhe këngëtarja, Beatrix Ramosaj.

Ajo përmes një video të postuar në Instagram, ku shihet duke e përqafuar nënën e saj, ajo ka uruar me fjalët më të mira.

Beatrix ka thënë se nëna ka qenë dhe është inspirimi më i madhe për të.

“Asgjë nuk krahasohet me dashurinë e nënës. Përqafimet e saj janë shëruese, fjalët e saj ngushëllojnë. Prekja e saj është magjike dhe kujdesi i saj i pazëvendësueshëm. Dhe në krahët e saj, ne do të gjejmë gjithmonë shtëpinë tonë. Të festojë çdo ditë, gjithë kohën, nëna ime. Urime Dita e Grave dashuria ime”, ka shkruar Beatrix.

Ndryshe, kujtojmë që Beatrix muajve të fundit ka qenë mjaft e komentuar, që nga pjesëmarrja e saj në Big Brother VIP dhe për lidhjen e saj me Donald Veshaj, me të cilin u nda menjëherë pas përfundimit të spektaklit.

Dyshja që nga ajo kohë nuk janë parë më bashkë./SHQIP.com