Ura mbi Drinin e Bardhë e pakalueshme
Publikuar:
(23.11.2022 21:18:19)

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se Ura mbi Drinin e Bardhë nga sot është e pakalueshme.
Sipas Hotit, në janar bëhet dy vite kur kjo urë është dëmtuar nga vërshimet.
“Ura mbi Drinin e Bardhë në Rugovë sot është bllokuar për qarkullim. Në janar bëhen dy vite nga kur është dëmtuar nga vërshimet. Asnjë intervenim për dy vite” ka shkruar Hoti.
Më tutje Hoti ka thënë se tash Qeveria e Kosovës e ka paraparë që në buxhetin e vitit 2023 të nisin ndërtimin, e ta përfundojnë në vitin 2025.
/Shqip.com