Rozë

“Nuk e kom plan me u ndal” – Çka po paralajmëron kësaj radhe Unikkatil?

Unikkatili

Unikatili ka gëzuar fansat e tij, pasi ai është rikthyer me një projekt të ri muzikor, pas një pauzë të gjatë.

Ai ka publikuar këngën më të re publikuar në kanalin zyrtar të YouTube që mban titullin “Po eci”.

Kënga është edhe një dis për reperin e ri Fero që më parë e kishte quajtur Unikkatilin “pizzaman” dhe ka marrë shikushmëri të madhe.

E këtë e dëshmojnë edhe shikimet ku brenda një kohe të shkurtër kjo këngë ka arritur mbi dy milionë klikime në kanalin zyrtar në Youtube.

E për këtë ka përmes një InstaStory ka reaguar edhe vet reperi.

“Faleminderit! Këtë herë nuk e kom plan me u ndal me kaq”, ishte mbishkrimi i rep-artistit.

Ndryshe “dissin” e Unikkatilit ia ka rikthyer edhe Fero./SHQIP.com