Lajme

Unaza e Prishtinës shndërrohet sot në qarkore njëkahëshe për automjetet

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për dy ditët e ardhshme, sot dhe nesër do të testojë shndërrimin e gjithë unazës qendrore në rrugë njëkahëshe për automjetet.

Sipas të parit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama njëra korësi do të jetë për vetura kurse korësia tjetër do të jetë për këmbësorët.

Do të funksionojnë, gjatë kësaj fundjave, krejtësisht si rrugë njëkahëshe:

”Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës,Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia,Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE,Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore,Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit,Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales,Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve” thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Pritet të shihet nëse kjo do të lehtësojë trafikun në qytetin e Prishtinës./Shqip.com