Lajme

Ukraina: Sulmet ruse në rrjetin energjetik përshkruajnë gjenocidin

Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, tha se sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike përshkruajnë gjenocid.

Kostin tha se sulmet mbi strukturat kyçe synonin vendin ukrainas si përpjekje që Kievi të dorëzohej.

Miliona njerëz në të gjithë Ukrainën po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike në motin ngrirës, pas sulmeve të vazhdueshme ruse.

Po bëhen përpjekje për të rilidhur shtëpitë e shkëputura nga elektriciteti. Zyrtarët thonë se Kherson tani është rinisur plotësisht, pas rimarrjes së qytetit nga trupat ukrainase më parë këtë muaj.

Por, sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, njërëzit në 14 rajone të Kievit mbetën ende të kufizuar në përdorimin e energjisë.

Kujtojmë se termi gjenocid i referohet një përpjekjeje për të zhdukur një grup njerëzish. Rusia mohon të ketë ndonjë qëllim të tillë, raporton BBC.

Gjenocidi përfshin “qëllimin për të shkatërruar, në tërësi apo pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racial apo fetar”, sipas një përkufizimi të dhënë nga Konventa e OKB-së.

Ndër aktet që mund të kualifikohen janë vrasja ose dëmtimi i rëndë i pjesëtarëve të atij grupi – ose transferimi me forcë i fëmijëve të tij diku tjetër.

Kostin tha se krahas sulmeve në rrjetin energjetik, 11,000 fëmijë ukrainas ishin dëbuar me forcë në Rusi.

Prokurori i përgjithshëm ukrainas, tha se zyra e tij po hetonte raportet e më shumë se 49,000 krimeve të luftës dhe krimeve të agresionit që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë më 24 shkurt.

Një krim lufte përbën një shkelje të ashtuquajturave “rregulla” të luftës të përcaktuara nga traktatet ndërkombëtare duke përfshirë Konventat e Gjenevës.

Ndër të tjera, Konventat përcaktojnë se civilët duhet të mbrohen. Rusia është akuzuar në mënyrë të përsëritur për thyerjen e këtij rregulli.

Nga krimet e luftës që nga pushtimi i Rusisë në shkurt, Kostin tha se 260 persona ishin paditur dhe 13 vendime ishin dhënë nga gjykatat ukrainase.

Ai bëri thirrje për krijimin e një tribunali ad-hoc ndërkombëtar, mbështetur nga vendet e gjithë botës që kundërshtuan pushtimin për t’i kërkuar llogari Rusisë.

/Shqip.com