Ukraina hodhi në erë urën e Krimesë
Publikuar:
(17.07.2023 19:47:44)

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, dhe njëherazi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit, i kërkoi vendit të tij sot të përdorë forcën kundër ukrainasve, të cilët i quajti “terroristë” pas sulmit të fundit në urën e Krimesë.
“Rekordi global dhe përvoja jonë tregojnë se nuk ka përdorim të sanksioneve ndërkombëtare, apo paralajmërime kundër terroristëve. Ata kuptojnë vetëm gjuhën e forcës”, u shpreh Medvedev.
“Shtëpitë e tyre dhe shtëpitë e të afërmve të tyre duhet të hidhen në erë”, u shpreh Medvedev në zemëratën e tij ndaj ukrainasve që shkatërruan urën e Krimesë.
Ndryshe, BBC raporton se sulmi ndodhi herët në mëngjes të hënën, ku dy rusë që shkonin në një festë familjare u vranë.
/Shqip.com