U raportua se një nga zyrtarët rusë të shpallur “non-grata” gjendet në Prishtinë, reagon presidenca

Blerim Vela, Shefi i Kabinetit të Presidentes, Vjosa Osmani, ka demantuar raportimet se njëri nga dy zyrtarët rusë të shpallur “non-grata” po qëndron në Prishtinë.
Ai përmes një postimi në Twittër, ka treguar se personi në fotografi nuk është Denis Vengerskii.
“Dezinformatë: Personi në foto është vozitësi i Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Kosovë dhe jo Denis Vengerskii. Zyrtaret e Zyrës Ndërlidhëse Ruse e kane lëshuar territorin e Republikës se Kosovës brenda 24 orëve nga shpallja persona non grata”, ka shkruar ai.
⛔️ Dezinformate: personi ne foto eshte vozitesi i Zyres Nderlidhese Ruse ne Kosove dhe jo Denis Vengerskii.
Zyrtaret e Zyres Nderlidhese Ruse e kane leshuar territorin e Republikes se Kosoves brenda 24 oreve nga shpallja persona non grata.https://t.co/V9vKvVlsfw
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 2, 2021
Kosova kishte vendosur që dy zyrtarë rusë t’i shpall “non-grata”.
Në arsyetim thuhej se “ata cenonin seriozisht sigurinë kombëtare”.
Ndaj këtij vendimi reagoi edhe Kremlini zyrtar.
Sipas tyre, vendimet e Kosovës nuk kanë fuqi juridike ndërkombëtare.
Rusia është një nga shtetet që ende nuk e ka njohur Kosovën.
Madje, për shkak të Vetos është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. /Shqip.com