U raportua se Donaldi u aksidentua me motor, ai zbulon se çka realisht ndodhi
Publikuar:
(28.05.2022 13:44:05)

Ditë më parë në media është folur se Donald Veshaj është aksidentuar me motor.
Kjo pasi janë publikuar disa fotografi ku shihet Romeo pranë ambulancës.
Ndërsa mbrëmë në emisionin e tyre “Më lër të flas” Romeo dhe Donaldi kanë thyer heshtjen dhe kanë folur rreth aksidentit në fjalë.
Donaldi zbuloi se në fakt bëhet fjalë për vëllain e tyre të vogël dhe tregoi se janë mirë.

“Vëllai i vogël u rrëzua me motor dhe falë Zotit është mirë. E morën të gjithë dhe thanë se kam probleme unë me Romeon. Na shkruan shumë njerëz se u bënë merak dhe u interesuan, por jo jemi mirë.” tregoi ai.
Ndryshe, ditëve të fundit është përfolur se ai është rikthyer me Bora Zemanin. Aktori ka kohë që ka kërkuar një gjë të tillë./SHQIP.com