Kulturë

U përurua busti i bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha

Sot, në fshatin Pagarushë të Malishevës, është bërë përurimi i bustit së ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Ambasadori Qemajl Minxhozi, kryetari i Malishevës Ekrem Kastrati, këngëtarja Shkurte Gashi dhe përfaqësues të familjes e prenë shiritin e përurimit të bustit.

Ky aktivitet u organizua nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, në bashkëpunim me komunitetin e fshatit Pagarushë.

“Jetësimi i kësaj vepre të madhe po bëhet edhe falë kontributit të jashtëzakonshëm të banorëve të fshatit Pagarushë, miqve e dashamirëve të familjes së madhe Pagarusha, nga të gjitha trevat shqiptare, dhe për këtë, qeverisja jonë komunale u është mirënjohës thellësisht”, ka shkruar kryetari i komunës, Ekrem Kastrati.

E cilësuar si “Bilbili i Kosovës” Nexhmije Pagarusha lindi më 7 maj 1933 ndërsa u shua me 7 shkurt 2020. Ajo ishte një këngëtare dhe aktore shqiptare, ndërsa konsiderohet edhe si “mbretëresha e muzikës shqiptare”, e cila këndoi me përkushtim rreth 40 vjet.

Më 2018 Pagarusha u vlerësua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Disa nga veprat e saj që kanë mbetur në antologjinë e këngës e interpretimit janë: “Baresha”; ”Ani mori nuse”, ”Mora testin”, “Kur më shkon si zog n’hava”,”Zambaku i Prizrenit” e shumë të tjera.

Kujtojmë, se bustin e Pagarushës e ka realizuar skulptori Agon Qosja.

/Shqip.com