U përjashtua nga shtëpia, reagon për herë të parë Duro

Pas përjashtimit nga Big Brother Vip 3 pas deklaratave të tij për dhunë ndaj bashkëshortes, ish-futbollisti Klodian Duro ka reaguar në rrjetet sociale.
Ai shkruan se shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i le vend keqinterpretimit.
“Unë, Klodian Duro, ju njoftoj qe rrugëtimi im ne Big Brother VIP është ndërprerë sot. Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpretimit. Më vjen keq që nuk arrita dot të përcillja mesazhet e duhura tek të cilat besoj vërtetë dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother. Një ndjesë shumë e sinqerte i shkon publikut dhe u uroj suksese të gjithë banorëve!”, ka shkruar Duro.
/Shqip.com