U përjashtua nga Përputhen, kështu po e shijon jetën Ada jashtë programit

Edi dhe Ada ishin konkurrentët të cilët bënë bujë të madhe me marrëdhënien e tyre mjaft problematike duke kaluar edhe në ofendime të shumta për njëri-tjetrin.
Ata se fundi qartësuan mosmarrëveshjet e tyre dhe filluan të zbulonin se kishin një pëlqim të madh për njëri tjetrin duke treguar gati se ata janë aty për njëri-tjetrin.
Ada dhe Edi ditën e djeshme u panë në mbrëmje së bashku kështu duke thyer një ndër rregullat e rrepta të emisionit dhe për këtë arsyeje ata janë përjashtuar.

Duket se ky vendim nuk e ka mërzitur aspak Adën pasi që ajo është duke shijuar jetën e natës ashtu siç di më së miri.
Ajo ka publikuar në Instastory disa momente ku shihet se po kënaqet në shisha bar.

Por, hiq ma keq nuk ka mbetur edhe Edi, i cili me fotografi të postuara po tregon që po kalon shumë bukur.
Në anën tjetër, ata nuk kanë treguar nëse janë në lidhje jashtë emisionit./SHQIP.com