Rozë

U përfol se debatoi ashpër me Arbana Osmanin, reagon nëna e Beatrix Ramosajt

Arbana Osmani, Beatrix dhe Antigona Ramosaj

Gjatë ditës së djeshme në media kanë qarkulluar lajme se nëna e Beatrixës, Antigone Ramosaj ishte konfliktuar me moderatoren, Arbana Osmani.

U tha se shkak janë bërë parashutat më datën 9 janar dedikuar Donaldit dhe sipas saj, të bijën po ja trajtojnë shumë keq, pasi edhe kjo e fundit është ndjerë keq nga ajo befasi.

Mirëpo tashmë ka reaguar nënë e Beatrixit, e cila ka thënë së një gjë e tillë nuk është e vërtete.

Beatrix dhe Antigona Ramosaj

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka hedhur poshtë lajmet se ka bërë debat me Arbanën apo produksionin e këtij reality show.

“E shoh të arsyeshme të reagoj pas disa shpifjeve të publikuara në portale, ku thuhet se unë kam debatuar ashpër me Arbana Osmanin dhe produksionin për trajtimin dhe provokimet që po i bëhen vajzës time në BBV. Dua ta sqaroj se çdo takim mes meje dhe produksionit ka qenë miqësor. Nuk kam pasur përballje as me Arbanën e askënd tjetër. Të dashur ndjekës të BBV zgjidhni mediat ku informoheni”, ka shkruar Antigona në llogarinë e saj.

Ndryshe, ky nuk është reagimi i parë i saj, pasi shumë shpesh ka shkruar për komentet negative që po i bëhen vajzës së saj./SHQIP.com