Rozë

U kritikua se nga fotoshopi i tepërt e bëri dorën plastikë, reagon Elita Rudi

Prezantuesja Elita Rudi

Moderatorja, Elita Rudi ka nisur pushimet për këtë verë.

Ajo ka postuar fotografi të shumta, por një nga to ka tërhequr vëmendje më të madhe.

Kjo pasi në moderatorja ka përdorur fotoshop tek pjesa e dorës e cila duket si një dorë kukulle.

Kjo ishte arsyeja se pse ajo reagoi dhe e sqaroi për ndjekësit e saj në Instagram se si ndodhi.

Ajo tha se fotografitë i editon shumë pak, mirëpo në atë pjesë ishte duke i rregulluar flokët e reja që i kishin dalur.

Ndryshe Elita është nënë e dy fëmijëve dhe  format e trupit janë për tu marrë model./SHQIP.com