Lajme

U kapën duke luajtur bixhoz, dërgohen në mbajtje 10 persona në Pejë

Ilustrim.

10 persona janë arrestuar të enjten pasi që janë kapur duke zhvilluar lojëra të fatit në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, përcjell Shqip.com.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë arrestimit si prova materiale janë sekuestruar një sasi para, disa çipa, karta dhe një pistoletë me 13 fishekë.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të gjithë të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

“Gjatë kontrollit në një lokal janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që të njëjtit janë takuar duke zhvilluar lojëra të fatit. Si prova materiale janë sekuestruar një sasi para, disa çipa, disa karta dhe një pistoletë me trembëdhjetë  fishekë. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./SHQIP.com