U ekzekutuan sot në Lezhë, Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij ishin organizatorë të protestave kundër resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll
Publikuar:
(26.04.2026 17:43:47)
Kreshnik Mujeci, i cili mbeti i vrarë sot së bashku me bashkëshorten e tij, gjatë një atentati në Balldren të Lezhës, ishte një nga protestuesit kundër resortit që pritet të ndërtohet në zonën e Rrjollit.
Mujeci dhe bashkëshortja e tij protestuan rregullisht kundër zaptimit të tokave të banorëve nga Bashkim Ulaj.
Në një postim në Facebook, Mujeci pati dhënë edhe një mesazh për shqiptarët.
Protestat e banorëve te Rrjollit vijojnë prej disa muajsh.
Nuk dihet nëse atentati ka lidhje me protestat kundër resortit të oligarkut Bashkim Ulaj.
/Shqip.com