U aludua se është në lidhje me Gani Gërminë, Sindi e zbulon të vërtetën
Publikuar:
(08.12.2021 11:34:23)

Ish-protagonistja e “Për’puthen”, Sindi ka kohë që komentohet për jetën e saj private, pasi fillim ajo muaj më parë ka treguar që është në një lidhje dashurie.
Mirëpo pas asaj deklaratë Sindi nuk ka dhënë detaje më tej dhe ndjekësit e saj kanë aluduar për emra të ndryshëm.
Së fundi, Sindi ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj dhe ju dha fund të gjitha aludimeve sa i përket jetës private.
“Shumë dyshoj se je në lidhje me Gani Gërmin”, u shpreh një ndjekës.
“Jo Ganiun e kam shok, e kam si vëlla”, u përgjigj Sindi.

E gjithë kjo ka ardhur pasi kohëve të fundit Sindi është parë shumë shpesh në lidhje direkte me Ganiun në rrjete sociale.
Ndryshe, Sindi së fundi ka qenë pjesë e këngës së Bleros në rolin e modelës./SHQIP.com