Art Jetese

U aludua për krizë mes tyre, Big Basta thyen heshtjen: Jam shumë i dashuruar me Vesën!

Prej 1 jave, Big Basta është bërë pjesë e edicionit të dytë të Ferma VIP. Hyrja e tij në spektakël është shoqëruar me shumë zëra dhe spekulime rreth marrëdhënies së tij me Vesa Lumën.

Prej ditësh po qarkullojnë lajme për një krizë në martesën e tyre. Natën e hyrjes, Big Basta nuk e përmendi Vesën kur u pyet se për kë do ta merrte malli më shumë. Nga ana tjetër, Vesa nuk ka bërë asnjë reagim, qoftë dhe mbështetës për Bastën. Këto kanë ngritur spekulimet se mund të ketë një krizë mes tyre. Por ka qenë Big Basta që në një bisedë me Silvanën ka folur për Vesën.

“Nuk kam ardhur këtu për të rënë në dashuri, fare çka flet. Unë jam shumë i dashuruar në Vesën. Kemi një fëmijë të vogël”, ka thënë ai. Por jo vetëm kaq. Teksa fermerët kanë kënduar njëzëri këngët e Vesës, ai në një moment dëgjohet të thotë: Të dua, duke iu referuar Vesës.

/Shqip.com