Turqia kërkon ekstradimin e “bosit të kriptomonedhave”
Publikuar:
(28.09.2022 22:10:07)

Prokuroria e Elbasanit ka depozituar në gjykatën e Shkallës së Parë kërkesën për ekstradimin në Turqi, Faruk Fatih Ozer.
Autoritetet turke të drejtësisë kanë transmetuar përmes Ministrisë së Drejtësisë materialet e plota që kanë të bëjnë me kërkesën për ekstradimin e tij.
Ai dyshohet se u fsheh për gati 1 vit në Shqipëri deri kur u arrestua në një resort në bregdetin e jugut, pak javë më parë, raporton Euronews.al.
Ozer u arrestua nga njësia speciale “FAST” për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë ” arrest me burg” për Faruk Fatih Ozer, i cili u arrestua më 30 gusht pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim që prej një viti nga Turqia./Shqip.com