Lajme Botë

Turqia goditet sërish nga një tërmet

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një tërmet me magnitudë prej 5.2 ka ndodhur të shtunën në Turqi, raporton uebfaqja EMSC.

Sipas uebfaqes, tërmeti ndodhi 54 kilometra në verilindje të provincës Kahramanmaras.

Kujtojmë se provinca Kahramanmars është provinca e goditur nga tërmeti, lëkundjen e të cilit u ndjenë edhe në Siri.

Ndryshe, janë bërë pothuajse dy javë nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë, ku numri i viktimave ka shkuar tanimë mbi 46 mijë në të dyja vendet.

/Shqip.com