Lajme

Trusti kalon në Komision, shkon në Kuvend

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka miratuar kalimin e propozimit për tërheqjen e 30 % të Trustit.

Lidhur me këtë propozim kanë votuar nëntë deputetë, ku prej tyre katër ishin për, tri kundër dhe dy abstenime.

Pas këtij votimi, projektligji shkon për në Kuvend ku do të shihet se a do të kalohet nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

/Shqip.com