Truss jep dorëheqje nga pozita e kryeministres britanike
Publikuar:
(20.10.2022 14:54:20)

Liz Truss ka njoftuar para pak minutash se ka ofruar dorëheqje nga pozita e kryeministres britanike.
Duke folur jashtë Downin Street, ajo ka thënë se ia ka komunikuar edhe mbretit Charles dorëheqjen e saj nga Partia Konservatore.
Para gazetarëve, ish-kryeministrja Truss, tha se erdhi në detyrë në një kohë të paqëndrueshme ekonomike dhe kombëtare.
Liz Truss ka qëndruar në poziten e kryeministres për pak muaj, njëherit ka hyrë në histori për kohën më të shkurtër të qëndrimit në pushtet.
/Shqip.com