Trupat ruse kryejnë stërvitje taktike në Bjellorusi
Publikuar:
(08.12.2022 13:24:59)

Trupat ruse po marrin pjesë në stërvitjet taktike në Bjellorusi, duke rritur frikën se Moska po i bën presion aleatit të saj për të rritur përfshirjen e saj në luftën në Ukrainë.
Ndërsa, Bjellorusia ka thënë se nuk do të hyjë në luftë, presidenti Alexander Lukashenko ka urdhëruar më parë që trupat të vendosen me forcat ruse pranë kufirit me Ukrainën.
Lukashenko është një nga aleatët kryesorë të presidentit rus Vladimir Putin.
Në një deklaratë, ministria ruse e mbrojtjes tha: Ngjarjet e stërvitjes luftarake mbahen si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës.
/Shqip.com