Trump, protagonist në zgjedhjet e kryetarit të Dhomës së Përfaqësueseve
Publikuar:
(07.01.2023 13:24:20)

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, është bërë protagonist në zgjedhjet e kryetarit të Dhomës së Përfaqësueseve.
Pas shumë raundeve, kryetari i ri u zgjodh Kevin McCarthy, por duke shkaktuar konfrontime të votuesit dhe ndjekësit e Trump.
Në një konfrontim të pazakontë, McCarthy u grind me përfaqësuesin republikan Matt Gaetz nga Florida pas votimit të 14-të, sepse ligjvënësi ishte deklaruar “i pranishëm”, në vend që të hidhte votën që do t’i jepte zotit McCarthy postin e kryetarit.
Fitorja e McCarthy në votimin e 15-të i dha fund mosfunksionimit më të thellë të Kongresit në mbi 160 vjet. Por kjo ilustroi qartë vështirësitë me të cilat ai do të përballet për të udhëhequr me një shumicë të ngushtë dhe thellësisht të polarizuar.
/Shqip.com