Trump, ndjek nga afër evenimentin sportiv pas paraqitjes në gjyq
Publikuar:
(09.04.2023 11:00:25)

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u prit me brohoritje të mëdha në Miami të shtunën mbrëma, teksa zuri vendin e tij në rreshtin e parë të një evenimenti sportiv të arteve marciale UFC.
Kandidati presidencial i akuzuar së fundmi u pa në arenën ku ishin mbledhur mijëra mbështetës në praninë e figurave të njohura të sportit, përfshirë këtu edhe ish-boksierin rekordmen Mike Tyson.
Kjo është dalja e parë e Trump pas paraqitjes së tij në gjykatën e Mahnatanit për akuzat kundër tij, teksa ky i fundit nuk shfaqi shenja mërzie teksa ndiqte evenimentin e djeshëm.
/Shqip.com