Tringëllima e veshëve, diagnoza, shkaqet dhe trajtimet alternative

Tringëllima e veshëve është një problem shëndetësor i cili mund të shfaqet te shumë individë.
Problemi kryesor qëndron në faktin se në shumicën e rasteve shkaktari i tringëllimës së veshëve është i pa identifikueshëm.
Për të ndihmuar në identifikimin e shkakut të tringëllimë në veshët, mjeku juaj ka të ngjarë t’ju pyesë për historinë tuaj mjekësore dhe të ekzaminojë veshët, kokën dhe qafën tuaj. Testet e zakonshme përfshijnë:
Provimi i dëgjimit (audiologjik)
Lëvizjen
Teste imazherike
Teste laboratorike
Si gjithmonë, është shumë e rëndësishme që të komunikoni me mjekun gjithçka që ndjeni e dëgjoni, në mënyrë që diagnostikimi të jetë sa më i saktë.

Simptomat ose zhurmat më të shpeshta:
Kërcitje
Ky lloj tingulli tregon se shkaku i tringëllimë në veshët tuaj mund të jenë kontraktimet e muskujve brenda dhe rreth veshit.
Pulsim ose gumëzhimë
Këto tinguj zakonisht janë pasojë e enëve të gjakut (vaskulare), si presioni i lartë i gjakut dhe mund t’i vëreni kur bëni ushtrime ose ndryshoni pozicione, si p.sh. kur shtriheni ose ngriheni në këmbë.
Tringëllimë me volum të ulët
Ky lloj tingulli mund të tregojë për bllokime të kanalit të veshit, sëmundjen e Meniere ose ngurtësimin e kockave të veshit të brendshëm, shkruan agroweb.
Tringëllimë e zhurmshme
Ky është tingulli më i zakonshëm i tringëllimë në veshët. Shkaqet e mundshme përfshijnë ekspozimin ndaj zhurmës së lartë, humbjen e dëgjimit ose medikamentet. Neuroma akustike mund të shkaktojë zhurmë të vazhdueshme dhe me zë të lartë në njërin vesh.
TRAJTIMI
Kura e tringëllimës së veshëve varion nëse shkaktar bëhet një problem shëndetësor i fshehur. Në këtë rast trajtimi nis me problemin thelbësor, i cili do reduktojë tringëllimën e veshëve më kalimin e kohës.
Disa trajtime janë: Pastrimi profesional i dylli të veshëve, trajtimi i enëve të gjakut, aparatet e dëgjimit.
Për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave tuaja, mjeku juaj mund të përshkruajë ilaçe për të trajtuar një gjendje themelore ose për të ndihmuar në trajtimin e ankthit dhe depresionit që shpesh e stimulojnë atë.
/Shqip.com