Tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(09.11.2022 14:31:00)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar tri raste të reja me COVID-19.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës gjatë kësaj periudhe kohore është shëruar vetëm një person dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar herë pas here. Në 24 orët e fundit janë dhënë 11 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Aktualisht në Kosovë janë edhe 17 raste aktive me COVID-19.
/Shqip.com