Tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(07.11.2022 11:08:37)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tri raste pozitive me COVID-19.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si dhe janë shëruar katër qytetarë.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar herë pas here por, në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kudër COVID-19.
Aktualisht, në Kosovë janë edhe 17 raste të reja me COVID-19.
/Shqip.com