Sport Shqiptar

Trepça-Ylli, ora dhe data e ndeshjes së katërt

Trepça-Ylli

“Drama” po vazhdon.

Palestra “Minatori” do jetë nikoqire e ndeshjes së katërt të finales të paly-offit të basketbollit në Kosovë.

Trepça kërkon fitoren ndaj Yllit – për të barazuar rezultatin e përgjithshëm të takimeve, në 2-2, teksa ndeshja do të zhvillohet me 2 qershor, me fillim nga ora 20:30.

Lexo edhe:
Njihuni me Asdren Begun, 11 vjeçarin që është tifoz i zjarrtë i Trepçës

Por, nëse Ylli shënon fitore – atëherë kurorëzohët me titullin e kampionit.

Në përballjen e fundit, skuadra nga Mtrovica triumfoi me rezultat 55-58 në udhëtim në Suharekë.

May be an image of 4 people
Momente nga ndeshja e kaluar

Të gjitha përballjet e play-offit kanë sjellur ndeshje interesante, me shumë befasi, palestra të mbushura e plot emocione.

Për Trepçën kjo ndeshje është “jetë a vdekje” – dhe do e kanë përkrahjen e tifozëve.

Teksa, Ylli po përpiqet ta fitojë këtë trofe për herë të dytë radhazi. /Shqip.com